Hantavirusi “afër” Shqipërisë, alarmohet Italia

09 maj 2026 | 20:53

Alarmi për Hantavirusin tashmë ka mbërritur edhe matanë Adriatikut.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar “mbikëqyrjen aktive” për katër pasagjerë që ndodheshin në bordin e një fluturimi të kompanisë KLM me destinacion Romën, në të cilin gjendej për disa minuta një grua e cila u shtrua në një spital në Johannesburg, ku ndërroi jetë si pasojë e Hantavirusit.

Kontaktet e katër pasagjerëve, theksohet në një njoftim, janë identifikuar dhe informacionet u janë transmetuar rajoneve përkatëse: Kalabrisë, Kampanias, Toskanës dhe Venetos, në mënyrë që të aktivizohej mbikëqyrja “sipas parimit të kujdesit maksimal”, raporton “Ansa”.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar procedurat e parashikuara të vlerësimit të rrezikut, mbikëqyrjes dhe koordinimit shëndetësor, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e botimit dhe promovimit të opusit krijues në…