Hapen shkollat dhe çerdhja në Malishevë

10 qershor 2020 | 11:56

Në komunën e Malishevës të mërkurën janë hapur të gjitha shkollat, përkatësisht klasat e nënta, e po ashtu është hapur edhe çerdhja.

Kjo është bërë me dije nga drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili edhe i ka vizituar disa nga shkollat, për të parë nga afër procesin e hapjes së shkollave për klasat nënta, për parapërgatitjet për testin e arritshmërisë.

Sipas drejtorit Thaçi, komuna i ka marrë të gjitha masat e sigurisë në raport me pandeminë Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve. “Kemi bërë dezinfektimin e shkollave dhe të çerdhes, e po ashtu, kemi pajisur nxënësit me maska, si dhe të gjitha shkollat janë pajisur me dezinfektues për duar”, ka thënë drejtori Thaçi.

Ai së bashku me zyrtarët e drejtorisë që drejton kanë zhvilluar një takim me komandantin e stacionit policor në Malishevës, kapitenin Azem Krasniqi dhe zyrtarët tjetër përgjegjës policor, me të cilët kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve për hapjen e shkollave dhe zbatimin e masave mbrojtëse në raport me Covid-19, si dhe për mbarëvajtjen e mësimit.

Po ashtu në këtë takim u bë me dije se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, do të mbajnë edhe ligjërata për masat mbrojtëse në raport me pandeminë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 142…