Hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve dhe pagesën e lehonave

11 shtator 2021 | 11:33

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.

Përmes një njoftimi ku janë dhënë edhe vegëzat që duhet të ndiqen, kjo ministri ka njoftuar se aplikimi është hapur.

Njoftimi i plotë:

U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar:

170€ në muaj për nënat e reja (lehonat): https://ekosova.rks-gov.net/SubService/311

20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/312

Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.

Ndryshe, ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

“Pagesat për lehona do të ofrohen për të gjitha gratë që janë mbi 18 vjeç, shtetase të Republikës së Kosovës e që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht e këtij viti e tutje. Pagesa bëhet për dy kategori”, tha Murati.

“Pagesa bëhet për lehonat e papunësuara, ato që na ATK figurojnë si të papunësuara në 12 muajt e fundit para datës së lindjes për të cilat mbështetja do të jetë në vlerën e pagës minimale për 6 muaj”, tha ai.

Tutje ai shtoi se, “Po ashtu për ato të punësuarat janë për 3 muaj, kjo është si shtesë, e asaj që tashmë e marrin. Lehonat e punësuara mund të aplikojnë për masën edhe nëse paguhen nga ajo që tashmë u takon sipas Ligjit”, tha Murati.

Ai ka bërë të ditur se shtesat e fëmijëve do të nisin qysh tani.

“Shtesat për fëmijë do të fillojnë të ndahen qysh tani, siç e dini 0 deri në 24 muaj, do të jenë me vlerë 20 euro. Për mbi 24 muaj deri në 16 vjeç janë 10 euro”, tha Murati.

“Nga data 1 shtator hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021”, tha Murati.

Ai tutje theksoi se, “Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në korrik i vitit 2023, deri në moshën 16 vjeçare”.

Përfitues i shtesave në këtë rast është nëna”, tha Murati.

Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti rus, Daniil Medvedev, ka shënuar fitore të lehtë ndaj…