Hapet edicioni jubilar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit PriFest

18 korrik 2018 | 11:54

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në hapjen e edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në PriFest në Prishtinë, i cili do të mbahet nga 17 deri më 22 korrik.

Në këtë festival prezantohen filma të zhanreve dhe metrazhit të ndryshëm vendor, nga rajoni dhe ndërkombëtar.

Ministri Gashi ka thënë se PriFest-i ka zënë vend të arsyeshëm në kinematografinë shqiptare.

Sipas tij ky festival ka ofruar emra meritor vendor e ndërkombëtar, të cilët e kanë fuqizuar rolin dhe rëndësinë e PriFest-it. “Kësaj radhe, në këtë edicion, shteti i Kosovës është i nderuar dhe i respektuar, sepse do të prezantohen 11 filma të kategorive të ndryshme të Kosovës”, është shprehur Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi…