Hapet Festivali Veror i Ushqimit “Family Fun Day” në Prizren

15 qershor 2022 | 17:01

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë sot hapjen e Festivalit Veror të Ushqimit “Family Fun Day”, që është një risi për prizrenasit, pas një suksesi në Tiranë.

Sipas kryetarit Totaj, ky festival, përveç argëtimit, do të mundësojë një bashkëpunim të kompanive nga Kosova me ato të Shqipërisë, në shërbim të zgjerimit të tregut për biznes.

“Krahas të gjithave, gjatë tri ditëve, sa do të zgjasë ky festival, do të ketë edhe shpërblime të këndshme për qytetarët. Këto iniciativa do të përkrahen vazhdimisht”, ka thënë Totaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në maj të…