Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë

14 mars 2024 | 15:09

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se është hapur konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Komandant Prishtina të pret! Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

https://shak.archi/hapet-konkurs-per-krijimin-e…/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Viti 1557. Perandoria Osmane, nën drejtimin e…