Hapet panairi dimëror për prodhuesit vendor

15 dhjetor 2017 | 13:40

Është hapur panairi i produkteve vendore, sot ( e premte), në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në këtë panair tre ditë radhazi, , bizneset do të promovojnë produktet e tyre. Ky panair është ngjarje tradicionale që organizohet nga ARDA, në kuadër të projektit të financuar nga BE “Mbështetje Zhvillimit Ekonomik Rajonal” që administrohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 70 biznese vendore.
Panairi i Dimrit do të ofrojë edhe mundësi argëtimi, përfshi muzikën, pllakate me animacione, këndin e fotografimit, mundësi për ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve dhe lojëra për fëmijë dhe pjesë të tjera artistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur marrëveshje për të…