Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare nr.3 në Prishtinë

01 mars 2018 | 16:43

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli dhe drejtorin për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Arben Vitia, kanë marrë pjesë të enjten në hapjen e Qendrës së Mjekësisë Familjare nr.3.

Renovimet në këtë Qendër kanë ndikuar në gjithëpërfshirje, duke iu krijuar qasje edhe personave me nevoja të veçanta si dhe të moshuarve.

Më parë, një pjesë e konsiderueshme e hapësirës brenda Qendrës, ka qenë e pashfrytëzueshme. Tashmë, i gjithë objekti është i furnizuar me pajisjet më moderne, me ç’rast është lehtësuar dukshëm edhe puna e stafit shëndetësor.

Komuna e Prishtinës falënderon qytetarët e zonës në të cilën shërbim QMF 3, si dhe stafin shëndetësor, për mirëkuptimin dhe angazhimin për rregullimin e kushteve brenda kësaj qendre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe…