Hapet rruga e Aro Muric drejt Burnleyt

22 qershor 2022 | 11:29

Newcastle United po bën çmos për të nënshkruar me Nick Pope.

Portieri i skuadrës së Burnley, Nick Pope është dëshira e skuadrës më të pasur në botën e futbollit aktualisht.

Eddie Howe e dëshiron portierin në skuadër dhe marrëveshja është shumë afër, kanë bërë me dije mediet angleze.

Kësisoj, me një marrëveshje afër finalizimit mes Pope dhe Newcastle, rruga për Arijanet Muric duket e hapur.

Aro Muric pritet të transferohet te Burnley, ku tashmë trajner është Vincent Kompany.

Kompany, dikur kapiten i Man City, e kishte shok skuadre për disa kohë portierin e Kosovës.

Belgu e pëlqen shumë portierin Aro Muric dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij. Transferimi i Pope te Newcastle do t’i hapte rrugë Aros për kompletimin e transferimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hapur shpalljen publike për…