Hapet zyra sektoriale policore në Studençan të Suharekës

21 maj 2026 | 16:44

Në fshatin Studençan të Suharekës është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues institucionalë lokalë dhe qendrorë.

Sipas njoftimit të Policisë, hapja e kësaj zyreje konsiderohet me rëndësi të veçantë për komunitetin e zonës, pasi synon ta afrojë policinë më pranë qytetarëve dhe të krijojë një pikë të drejtpërdrejtë kontakti për nevojat e tyre të përditshme.

Po ashtu, është theksuar se zyra e re pritet të ndikojë në rritjen e transparencës dhe besimit ndërmjet qytetarëve dhe policisë, duke nxitur bashkëpunimin mes tyre në kuadër të strategjisë së policimit në bashkësi.

“Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Komunës së Suharekës me stafin e tij, përfaqësues komunal, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren si dhe përfaqësues nga Stacioni Policor Suharekë. Policia e Kosovës do të vazhdojë të shtrijë dhe të forcojë implementimin e Strategjisë së policimit në bashkësi, gjithmonë në interes të komunitetit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji Biznesi, në bashkëpunim me Institutin për Kërkime Shkencore dhe…