Hapja e linjës së prodhimit të ‘Comodita Home’, garanci për vende të reja pune në Klinë

06 tetor 2022 | 11:39

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit e “Comodita Home”, Kreshnik Sheremeti dhe Granita Bunari, menaxhere e prodhimit.

Ai ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar lidhur me interesimin e “Comodita Home” për hapjen e linjës së prodhimit edhe në Klinë.

“Deri në identifikimin e lokacionit dhe ndërtimin e objektit, ‘Comodita’ është e interesuar që të punësojë punëtorë nga Komuna e Klinës, të cilët do të trajnohen dhe do të punojnë në objektet prodhuese të ‘Comodites’ në Gjakovë, për të cilët do të organizohet edhe transporti nga ‘Comodita’. Pas hapjes së linjës së prodhimit të njëjtit do të vazhdojnë punën në Klinë. Falënderova z. Sheremeti dhe znj. Bunari për interesin e shprehur për investime në komunën e Klinës dhe rekomandova që nëpërmjet zyrës së punësimit në Klinë të rekrutohen qytetarë të interesuar për punësim”, ka thënë Elezaj.

May be an image of 5 people, people sitting and indoorMay be an image of 4 people, people sitting and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIFA e ka publikuar ranglistën e re për ekipet Përfaqësuese.…