HARAÇINË MBAJE LARTË FLAMURIN E UÇK-SË, VOTO ALI AHMETIN ARKITEKTIN E ÇLIRIMIT

30 tetor 2021 | 13:28

Ismet Sylejmani

Po afrohet 31 Tetori, dita kur do te votohet në balotazh në zgjedhjet lokale!

Një nga komunat ku do të votohet është edhe Haraçina!

Haraçina është një nga qytetet emrat e të cilave bëjnë pjesë në gjerdanin e artë të vendeve ku është mbrojtur më krenari të madhe fronti titanik i luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së!

NËNA DHE BABALLARË TË HARAÇINËS,

Ju ftoj të dilni në zgjedhje masovisht dhe tme 31 Nentor 2021, të votoni nr 3, pra te votoni Bashkimin Demokratik per Integrim, të Kryekomandantit te UÇK-së e të Kryetarit të partisë më të madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Dili masovisht dhe votone nr. 3, votone BDI, sepse kështu jo vetëm kryeni obligimin njerëzor e qytetar, por edhe kombëtar dhe dergoni mesazh të madh për të gjitha shtresat e popullit shqiptar!

Vota për BDI është votë më shumë se votë e rëndomtë, sepse duke votuar nr. 3, votohet partia e themeluesit të UÇK-së, votohet partia e themeluar nga ushtria çlirimtare e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, e ushtarëve trima e të pamposhtur të Haraçinës legjendare!

Vota për BDI-në nga Ju të dashura Nëna e Baballarë, është votë për ato pushkë e bomba, për atë gjëmim topash e tanksash, për ata heronje të gjallë, e për banorët trima të cilët kanë dëgjuar dridhjen e tokës, dhe thyerjen e xhamave të shtëpive të tyre, nga granatimet me tankse e helikopter të ushtrisë së Maqedonisë së vjetër që e kishte antishqiptarizmin mision prioritar!

Nëna dhe Baballarë të Haraçinës,
Votoni për djemt dhe vajzat tuaja, për ata që e bënë luftën, por edhe Atë që nxorri projektin kombetar shqiptar të jetës së barabartë me maqedonët dhe të tjerët në Maqedoninë e Veriut, pra votoni Ali Ahmetin dhe partinë Tuaj BDI!

Nëna e Baballarë të Haraçinë, bëjeni historinë, ju lutem të ju leni amanet brezave, që me votën tuaj duke rrethuar nr 3 të BDI-së, keni votuar për betonimin e vlerave të luftës heroike dhe titanike të njesiteve të Ushtrisë Çlirimtare Kombetare!

MOTRA DHE VËLLEZËR TË HARAÇINËS,

Më 31 Tetor 2021 kur të shkoni në kutitë e votimit, votoni për Gjyshërit, Baballarët e Nënat Tuaja!

Votoni për gjakun e derdhur për liri, çlirim e barazi të luftëtarëve trima e të panënshtruar, Heronjëve e Deshmorëve të Kombit e të UÇK-së, të cilët Haraçinën e bënë fortesë lirie, motër të denjë të Krujës heroike e të Prekazit legjendare e të Gllogjanit të pamposhtur!

Ali Ahmeti është themeluesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Ali Ahmeti dhe UÇK janë themeluesit e BDI-së!
E a ka më mirë se sa solemnisht me dalë dhe me e votuar kandidatin e BDI-së e të Ali Ahmetit, kandidatin për Kryetar të Haraqinës nga BDI, të nderuarin Ridvan Ibrahimi!

HARAÇINË MBAJE LARTË FLAMURIN E UÇK-SË, VOTO ALI AHMETIN ARKITEKTIN E ÇLIRIMIT TË POPULLIT SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT DHE VOTO KANDIDATIN E BDI-SË PËR KRYETAR TË HARAÇINËS RIDVAN IBRAHIMIN!

Prishtinë, 30 Tetor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet Rajonale të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Qenie…