Haradinaj: Abaz Thaçi do të mbetet përherë model se si mbrohet atdheu

16 maj 2019 | 18:54

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Abaz Thaçi, i cili ka renë heroikisht 20 vjet me parë në betejën e Koshares.

Ai ka thënë se Abaz Thaçi ka qenë luftëtar shembull shqiptar “Në Brigadën 138 ‘Agim Ramadani’ u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim heroin e Kosovës, Abaz Thaçi. Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar Ukshin Hotit,…