Haradinaj: Aleanca në Deçan e gatshme për epilogun e radhës

21 korrik 2019 | 21:51

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj,  ka pasur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Deçan.

Ai shkruan në profilin e vet në  “Facebook”,  se AAK-ja, është e gatshme për epilogun e radhës, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale.

“Sot një takim pune me strukturat e Aleancës në Deçan. Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet! DH”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është vetëm peshku që është i kripur në Islandë.…