Haradinaj: Asnjë komb nuk e negocion lirinë dhe sovranitetin

09 prill 2018 | 13:19

Në Manifestimin “Ditët e Shqipes”, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se asnjë komb nuk e negocion lirinë dhe sovranitetin e tij.

Duke folur për Betejën e Koshares në të cilën u thye kufiri mes shqiptarësh, Haradinaj tha se “nuk shkuam në luftë për të poshtëruar popullsinë joshqiptare”, por për t’i dhënë fund robërisë.

Haradinaj nderoi edhe të huajt, duke thënë se “ishin rreshtuar me ne”.

“Shumë breza janë shuar për Kosovën, por ne ishim me fat se kishim në krah NATO-n”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 26 viteve të përfundimit të luftës në Bosnje e…