Haradinaj: Asociacioni po përdorët si ‘mbulesë’ për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe

30 janar 2023 | 13:38

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se diskutimet dhe konsultat për asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë.

Ai ka thënë ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe këtu  sipas tij mbyllet çështja.

“Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si ‘mbulesë’ për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe. Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook”

Postimi i plotë i Haradinajt:

Diskutimet dhe konsultat për asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë.

Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.

Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.

Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i planit euro-amerikan.

Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me ShBA-në dhe BE-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Sulstarova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka dashur…