Sulstarova i LV-së: Kroatët e ndalën asociacionin me luftë

30 janar 2023 | 13:32

Enis Sulstarova, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka dashur t’ua rikujtojë qytetarëve të Kosovës se “Kroacia me luftë e anuloi Zajednicën”. Nisur nga kjo, sipas Sulstarovës, Kosova nuk duhet ta themelojë asociacionin në paqe.

“Sa për kujtesë, Kroacia me luftë e ‘anuloi’ Zajednicën e komunave me shumicë serbe. Prandaj nuk duhet bërë tani në Kosovë në paqe”, ka shkruar Sulstarova në “Facebook”.

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje janë riaktivizuar së fundmi në kundërshtimin e formimit të Asociacionit të shumicave serbe. Thirrja që ka ardhur nga një opinion i përbashkët i këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe emisarit special amerikan, Gabriel Escobar, vetëm se i ka elektrizuar edhe më shumë ata.

Bashkë me reagime, zyrtarët e LV-së kanë rikthyer në përdorim edhe shprehjen “Zajednica”, që duket se për një kohë e kishin lënë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi futbollistik FC Kosova ka treguar një lojë të nivelit…