FC Kosova e Düsseldorfit fiton miqësoren ndaj SG Unterrath 2:0

30 janar 2023 | 13:28

Klubi futbollistik FC Kosova ka treguar një lojë të nivelit të lartë me një përgatitje cilësore ndeshjen e parë miqësore kundër skuadrës SG Unterrath. FC Kosova ka arritur të shënojë fitore në këtë miqësore ndaj SG Unterrath me rezultat 2:0.

Gjatë kësaj miqësoreje te klubi FC Kosova, u vërejtën shumë përforcimet e reja të klubit ku bënë edhe diferencën gjatë ndeshjes. Vlen të theksohet se përforcimet siç janë: Enis Vila, Bujar Idrizi, Altin Imeri dhe Albazaz Ahmad, i dhanë jehonë të jashtëzakonshme klubit. Edhe shikuesit e shumtë nga rrethina e Düsseldorfit të cilët ishin prezent aty u ndanë të kënaqur më lojën dhe taktikën e lojtarëve të rinj, të cilët me këtë lojë garantojnë ngritjen në rangjet më të larta të ekipit të tyre të zemrës.

Në fund të ndeshjes drejtuesit e FC Kosova ndanë pallto me logo të klubit për sponsorët dhe mbështetësit e klubit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rrjete sociale, njerëzit nuk i kursejnë komentet, ndonjëherë të…