“Pse të dridhen duart?”, Selena përgjigjet njëherë e mirë

30 janar 2023 | 13:24

Në rrjete sociale, njerëzit nuk i kursejnë komentet, ndonjëherë të tepruara, përsa i përket fizikut dhe shëndetit të dikujt. Selena Gomez publikoi një video të rutinës së saj të kujdesit të lëkurës, në të cilën shumë njerëz qenë skeptikë për diçka.

Teksa aplikonte ujë micellar, Selena pësoi një dridhje të lehtë të duarve, gjë që solli shumë komente për fizikun e saj.

Gomez iu përgjigj pyetjeve rreth dridhjes së duarve duke i kujtuar audiencës se ajo është diagnostikuar me lupus vite më parë dhe lëkundjet janë efekti anësor i mjekimit.

Selena vuan nga lupus – një sëmundje autoimune që shkakton inflamacion në inde dhe organe. Sëmundja diagnostikohet me vështirësi sepse simptomat – dhimbje kyçesh, ethe, lodhje, urtikarie – janë të shpeshta dhe mund të shpjegohen në shumë mënyra. Lupus nuk ka shërim, por trajtohet në mënyrë efektive. Ajo u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2014.

Në vitin 2017, Gomez kreu një transplant të veshkave për shkak të lupusit dhe së fundmi diskutoi efektet e shëndetit fizik dhe mendor në jetën e saj në dokumentarin “Selena Gomez: My Mind & Me”.

Përveç lupusit, ajo foli hapur për çrregullimin bipolar dhe se si diagnostikimi e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me…