Haradinaj: Bahri Fazliu ishte guximtar dhe i vendosur

07 maj 2021 | 10:16

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Bahri Fazliu ishte guximtar dhe i vendosur.

“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të”.

“Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, grumbulloi djemtë më të pastër që kam njohur, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit. Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën udhëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran…