Haradinaj: Beteja e Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re

28 shkurt 2019 | 11:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar betejën e Likoshanit dhe Qirezit, me rastin 21-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se beteja e Likoshanit dhe Qirezit paraqet pikënisje të historisë sonë të re.

“Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë. Sot, kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008. Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj  në llogarinë vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ftuar malësoret…