Haradinaj: Do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit

16 gusht 2019 | 16:31

Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit, as ata që i gjuajnë me gurë prokuroritë dhe gjykatat.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj, ka thënë se do ta fitojnë luftën kundër korrupsionit.

“Të nderuar qytetarë, do ta fitojmë luftën kundër korrupsionit. Do ta fitojmë së bashku 100 për qind. Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim. Duhet të kemi sinqeritet në luftën kundër korrupsionit. 100 për qind Kosova është prokurorë e gjyqtarë të guximshëm me rrogë e kushte të dinjitetshme. Korrupsionin nuk e luftojnë të komprometuarit që i kanë mbajtur prokurorët e gjyqtarët për vite të tëra të shtypur e pa dinjitet. As ata që gjuajnë gurë mbi prokurorinë e gjykatat. As ata që frikësohen për veten”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar…