Haradinaj: Dora barbare nuk i kurseu as të miturit

31 mars 2021 | 09:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot masakrën në Pastasellën e Rahovecit, ndërsa theksoi se dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.

Haradinaj në një postim në “Facebook”, shkruan se do të jenë përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojnë.

“Përgjithmonë në kujtesën tonë!. Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u martirizuan njëzetedy vite më parë në Pastasel. Dora barbare, nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Barbarët shkuan me turp e ne qëndrojmë në Atdheun tonë! Me dhembje e krenari! Në liri! Duke kërkuar ata që ende nuk janë riatdhesuar. Duke kërkuar drejtësinë për ta!. Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”, shkroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrikat e reja të prodhimit të vaksinave në Gjermani dhe…