Haradinaj e Gashi flasin për implementimin e plotë të Ligjit për Obiliqin

12 shkurt 2019 | 10:42

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

“Për një dinamikë të përshpejtuar të implementimit të plotë të Ligjit për Obiliqin bashkëbiseduam sot me kryetarin Xhafer Gashi. Qytetarët e Obiliqit së shpejti do t’i gëzojnë përfitimet që sjell ky ligj, i cili do të ndikojë në përmirësimin e gjithëmbarshëm të mirëqenies dhe ngritjen e parametrave të ri buxhetor për këtë komunë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhje Demokratike të Kosovës, Avdullah…