Haradinaj e quan veprim të duhur caktimin e seancës për shpërndarjen e Kuvendit

05 gusht 2019 | 12:31

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Kryesisë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht.

Ai ka thënë se ky vendim do t’i hapë rrugë procesit zgjedhor në vend si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm.

Po ashtu, Haradinaj ka përshëndetur vendimin e Kryesisë që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2 nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE-ja.

“Vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 Gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ky vendim do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm. Po ashtu, është për tu përshëndetur vendimi i kësaj kryesie, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE. Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, përmes…