Hoxhaj thotë se PDK-ja di t’u japë drejtim tejkalimit të krizave

05 gusht 2019 | 12:28

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se karshi paaftësisë së qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK-ja është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave.

“Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që më 22 gusht të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e supermiqësores mes Feronikelit dhe Milanit po afrohen. Më…