Informata për biletat e miqësores Feronikeli – Milani

05 gusht 2019 | 12:28

Ditët e supermiqësores mes Feronikelit dhe Milanit po afrohen. Më 10 gusht, në stadiumin “Fadil Vokrri”, zbarkon gjiganti i Serie A, AC Milan për përballjen me kampionët e Kosovës, KF Feronikeli.

Biletat për miqësoren e 10 gushtit blihen vetëm online, duke klikuar KËTU

Çmimet e biletave do të jenë me zbritje, kurse ata që kanë blerë biletat me çmim të vjetër, do të rimbushsohen sipas organizatorit.

Biletat që kanë kushtuar 35 euro, tani do të jenë 15 euro.
Biletat që kanë kushtuar 50 euro, tani do të jenë 35 euro.
Biletat që kanë kushtuar 90 euro, tani do të jenë 59 dhe 69 euro.
Biletat që kanë kushtuar 115, tani do të jenë 89 euro.

Kujtojmë që Milan, me vete do ta ketë edhe trofeun e famshëm të Champions League, për ta shfaqur para të pranishmëve në stadium. Ndeshja fillon prej orës 20:45.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…