Haradinaj e Veseli i japin mbështetje Komitetit Paraolimpik

21 qershor 2019 | 14:02

Komiteti Paraolimpik i Kosovës ka organizuar aktivitetin tradicional “MiniOlimpiada 2019” për personat me nevoja të veçanta ku gjatë gjithë ditës do të organizohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira.

Me këtë rast, u theksua nevoja që gjithë ky komunitet të ketë qasje të njëjtë sikur personat e tjerë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhe dy krerët institucioneve të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj të cilët i dhanë mbështetje këtij komuniteti.

Kryetari i Kuvendit tha se ardhja këtu dëshmon për përkrahjen ndaj kësaj kategorie, ndërsa i ftoi që dhe këta të marrin përgjegjësi në institucione.

“Do t’iu japim mundësi dhe shanse të gjithëve juve, pres që nga ju në garat paraolimpike të jeni kampionë, jo vetëm në Kosovë por dhe në botë”, tha ai.

Ndërkaq, i pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se kanë bërë disa punë të mira për këtë komunitet dhe theksoi se nuk do të ndalen së mbështeturi në të gjitha fushat. Ministrja e Pushtetit Lokal, Adriana Hodziq, u shpreh se të gjithë duhet të angazhohen që personat me nevoja të veçanta të kenë qasje si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës.

Drejtorit i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Ake Roghe, tha se ky komunitet është i veçantë dhe përmes këtij eventi duhet që t’iu garantohet mbështetja e duhur.

Ndërsa, presidentja e Komitetit Paraolimpik, Njomza Emini, tha se viti 2019 do të jetë i veçantë për këtë komitet dhe theksoi se janë të gatshëm për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra njerëz në Hong Kong kanë rrethuar ndërtesën e policisë,…