Haradinaj emëron edhe një zëvendësministër

23 dhjetor 2017 | 15:03

Ramush Haradinaj ia ka shtuar edhe një zëvendësministër kabinetit të tij.

Numan Baliq është zëvendësministri i radhës në Ministrinë e Administratës Publike që i është shtuar kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt.

Lajmin për emërimin zëvendësministër e ka bërë të ditur vetë Numan Baliq në profilin e vet në “Facebook”, duke postuar një komunikatë të partisë së tij për Veprim Demokratik-SDA.

“Në takimin e sotëm në Zyrën e Kryeministrit, kryetari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj mori vendimin për emërimin e Numan Baliqit zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim thuhet se me këtë emërim u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm mes qeverisë dhe bashkësisë boshnjake, qëllim kryesorr i të cilit konsiderohet të jetë arritja e barabarësisë së përfaqësimit të boshnjakëve në këtë ministri dhe sektorët tjerë qeveritarë.

Zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike tashmë është Sami Hajdaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka mposhtur Real Madrid me rezultat 3-0, në përballjen…