Haradinaj falënderon gjeneralin Clark: Shpresa jonë për drejtësi është te ju
18 nëntor 2025
| 11:39
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falenderuar gjeneralin Wesley Clark, i cili po dëshmon në Hagë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.
“Në kohën e rrezikimit të ekzistencës, populli i Kosovës shpresën e kishte te ti. Sot, populli i Kosovës dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së, shpresën për drejtësi dhe pafajësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë e kanë te ti. Faleminderit, Gjeneral Clark”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



