Haradinaj falënderon ish-ministrin Sefaj

04 prill 2018 | 10:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka falënderuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj për punën e treguar në funksionin e tij.

Ai ka thënë se aksioni për deportimin e shtetasve turq, është një aksident që i ka ndodhur Kosovës dhe si i tillë duhet të jetë i fundit dhe për këtë arsye është kërkuar lirimi nga detyra i ministrit dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dëshmi e përkushtimit për funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, ka…