Haradinaj: Fehmi Agani ishte promotor i unitetit për liri

05 maj 2019 | 16:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e LDK-së, Fehmi Agani, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Agani ishte promotor i unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri

“Fehmi Agani, me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran. Në 20-vjetorin e vrasjes, kujtojmë njeriun, i cili me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe akademikut Fehmi Agani!”, ka Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fehmi Agani, me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran. Në…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 5. Mai 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Florent Hasani ka rezultuar një gol të bukur në…