Haradinaj flet për draftin që u publikua dje: S’është ky, ka tjetër përmbajtje

10 nëntor 2022 | 08:26

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një paraqitje televizive në Tëvë1, ka demantuar mediumin Euractiv me seli në Bruksel, medium ky që gjatë ditës kishte publikuar, “nga një burim i besueshëm”, pikat e propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk janë këto nenet. Nuk është e njëjta përmbajtje”, theksoi shkurt Haradinaj, i cili e ka lexuar “rresht për rresht – nen për nen”, kornizën e re të dialogut Prishtinë-Beograd, në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit që kanë pasur javë më parë.

Ndryshe, Albanian Post që e ka prej kohësh planin franko-gjerman, prejse ishte në formën e tij “të lëngshme”, konfirmon se publikimi i sotëm nuk është ajo çfarë parashihet me planin e përpiluar pas angazhimit të Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, dy kolosëve të diplomacisë evropiane.

AP ekskluzivisht me 18 shtator pati publikuar Marrëveshjen Bazë, ku tregohej në detaje se si është përpiluar plani për arritjen e një marrëveshje, e bazuar në modelin e dy Gjermanive, e cila parashihte njohje de fakto, por jo eksplicite dhe kishte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda.

Në pjesën “Çfarë përmbante marrëveshja për normalizim?”, shpjegohen edhe pikat e marrëveshjes.

Qeveria dhe pushteti në përgjithësi nuk kanë folur për marrëveshjen deri sa mbrëmë kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, u ndal për të shpjeguar më në detaje përmbajtjen e marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët rusë që erdhën gjatë muajve të fundit në Serbi…