Haradinaj: FSK-ja vazhdon të jetë forcë profesionale dhe gjithëpërfshirëse

13 mars 2018 | 16:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), kryesuar nga drejtori i NALT-it, gjeneral Ralf Hoffmann.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar gjeneralin Hoffmann dhe ekipin e tij në Kosovë për përkrahjen e madhe dhënë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shprehu gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n, duke i kontribuar kështu edhe sigurisë rajonale.

Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vazhdon të jetë një forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar në funksion të sigurisë të të gjithë qytetarëve të vendit.

Ndërsa drejtori i NALT-it, gjeneral Ralf Hoffmann, ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, me theks të veçantë për iniciativat dhe projektet mbështetëse për FSK-në përgjatë vitit 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 20:45 zhvillohet ndeshja në mes Manchester United dhe…