Haradinaj hedh dyshime për vendimin e AKP-së për privatizimin e 55 asetëve shoqërore

27 maj 2022 | 15:25

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj, ka folur për vendimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKPP për privatizimin e disa pronave shoqërore.

Ai ka hedhur dyshime se këto prona mund të blihen nga njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje (LV).

“Komuna është aty, toka është aty nuk ka mundësi me pas keqpërdorim të atyre pronave se janë shoqërore dhe ligjore. Ato i duhen Kosovës, por në bazë të interesit të atij komuniteti”.

“E pash që qeveria e ka marr një vendim të pjesshëm. Ajo që më shqetëson është një valë e re e privatizimeve dhe po duket që janë të ndërlidhura. Qeveria Kurti ka nxjerr në privatizim 55 prona shoqërore, apo ndoshta vetë LV-ja donë me i ble do prona për njerëzit e tyre”, ka thënë ai, raporton “EO”.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se ky vendim i qeverisë Kurti është i pjesshëm edhe i habitshëm.

“Çdo qeveri e ka një vizion, nëse donë rritje të vendeve të punës, aftësim të komunave, atëherë i jep mu shit. Vendimi i Kurtit i pjesshëm është i habitshëm, është me rëndësi që ai ta sqaroj pse”.

“Krejt logjika qeverisëse është se kjo qeveri lavdërohet me transparencë e me evidencë, po shihet se do të kemi vështirësi më ekonomi me këtë qasje”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Barcelonës tashmë ka arritur marrëveshje me Frank Kessie…