Haradinaj i del në krahë Haxhi Shalës pas ftesës nga Gjykata Speciale

25 gusht 2020 | 13:46

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ftesës që deputeti Haxhi Shala ka marrë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se Shala ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij që i janë vrarë mizorisht nga forcat serbe.

Më tutje, Haradinaj është shprehur i bindur se Haxhi Shala do ta kalojë edhe këtë sfidë. “Haxhi Shala u kthye nga mërgimi në përgjigje të thirrjes së atdheut. Angazhimi i tij në funksion të lirisë, paqes, shtetit ligjor e mirëqenies së qytetarëve është për tu marrë shembull. Haxhiu ende është në pritje të drejtësisë për familjarët e tij, që u vranë mizorisht nga forcat serbe. Thirrja që iu bë nga Gjykata Speciale, pikërisht në përvjetorin e bashkëluftëtarëve të tij të afërt, është një sfidë që ai do e kalojë ashtu siç i ka kaluar të gjitha sfidat e tjera gjatë jetës së tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur…