Haradinaj i jep mirënjohje Lladrovcit

13 nëntor 2020 | 15:50

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ia ka dhënë medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet”, kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për kontributin e tij për çështjen kombëtare.

“‘Dhe ne nuk i kemi marrë armët në dorë për arsye se kem dëshirë apo jem të sëmurë me luftu, po i kemi marrë për arsye se është domosdoshmëri’ (Fehmi Lladrovci). Sot, në vizitë te varret e prindërve të Heroit, bacit Tush e nanës Shefkie. Me këtë rast kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për kontributin e jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, vëllait të Heroit, tani kryetar i komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Kryetarin, e falënderoj për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara,…