Haradinaj i ndan dekoratë Hamzës

25 korrik 2022 | 13:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në qytetin e Mitrovicës.

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza, ish-ministrin e Financave në Qeverinë Haradinaj 2. Haradinaj ka publikuar disa fotografi me Hamzën dhe ka shkruar se me të ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj.

Të parin e Mitrovicës, Haradinaj e quajti shembull.

“Me kryetarin e Mitrovicës z. Bedri Hamza, kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer gjatë kohës kur ai ishte pjesë e qeverisë së përbashkët dhe drejtimi i dikasterit të financave prej tij, ka qenë shembull në qeverinë e udhëhequr prej meje”, ka shkruar Haradinaj. Në fotografitë e publikuara, kryetari i AAK-së shihet teksa ndan një dekoratë për Hamzën.

Marrëdhënia mes Haradinajt dhe Hamzës ishte tensionuar gjatë vitit 2018 kur ish-ministri Hamza nuk kishte votuar ‘pro’ miratimit në qeveri të Projektligjit për Pagat, sipas të cilit parashihej rritja e pagave për kryeministrin dhe ministrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë me dije…