Haradinaj i thotë Kurtit: Pse po ik nga kauza që ndërtove ndër vite?

11 qershor 2021 | 13:32

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, ka akuzuar kryeministri Albin Kurti se po i ikë nga proceset që ka përpara si kryeministër i Kosovës.

“Nuk e di a po ikë prej LV-së, ndaj kauzës së ndërtuar ndër vite, nga ata që i ka ngritur në kauza deri në flijim. LV nuk e di a po kupton më liderin e vet. Kam bindjen që është ka fshihet edhe nga opozita e sotme të cilën e ka cilësuar si tradhtare, të dëmshme dhe ka pas epitete të tjera për ta”, ka thënë Haradinaj.

Lideri i AAK-së i ka thënë Kurtit se nuk ka kurrfarë arsye që të frikësohet nga presidenti i ShBA-ve.

“Nuk besoj se një shqiptar ka arsye të frikësohet nga Biden, duke e ditur rrugën e tij dhe lidhjen me Kosovën. Pse flisni për palët, pse thoni ‘palët në dialog’. Fol për vete, ti je një palë. Fol për vete, shih kë e ke përballë. Kemi probleme serioze nga fshehja dhe ikja”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka…