Nagavci: Mësimi vazhdon sipas skenarëve e rekomandimeve të IKShPK-së

11 qershor 2021 | 13:23

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka folur për punën që është bërë prej se e ka marrë për ta drejtuar ketë ministri.

Në ketë adresim për media, ministrja Nagavci ka folur edhe për mësimin në kushtet e pandemisë.

Ajo ka sqaruar se ka pasur kërkesa që të kalohet në orare të plotë të mësimit, por ka theksuar se ky vit shkollor do të vazhdojë sipas skenarëve paraprak dhe rekomandimeve të IKShPK-së.

“Ka pasur kërkesa që të kalohet në mësim të plotë. Por deri në fund të 2 korrikut të vazhdohet sipas skenarëve A,B,C dhe sipas rekomandimeve të IKShPK-së”, është shprehur ajo.

Ndërkaq në lidhje me provimin e maturës që do të mbahet 26 qershor, Nagavci ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e shënimit të 14 qershorit, Ditës së Çlirimit…