Haradinaj ia dhuron Mark Gjonajt medaljen e Skënderbeut

27 shkurt 2019 | 11:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të New York Cityt, Mark Gjonaj dhe një delegacion shqiptaro-amerikanë, më të cilët ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe pozitën e shqiptarëve në Ballkan.

Në këtë takim, Haradinaj në shenjë mirënjohje ia ka dhuruar Mark Gjonajt medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

“Nder i veçantë ta pres anëtarin e Këshillit Bashkiak të New York City, Mark Gjonaj, dhe delegacionin e shqiptaro-amerikanëve. Në një bashkëbisedë të hapur për zhvillimet në Kosovë, pozitën dhe rolin e faktorit shqiptar në gjeopolitikën ballkanike, u pajtuam se ruajtja e unitetit për të drejtën dhe të vërtetën tonë garanton avancimin e interesave tona në rajon dhe më gjerë”.

“Shqiptarët, si pjesë e vizionit euroatlantik, janë jetësisht të angazhuar për stabilitet dhe paqe të përhershme. Kosova është zotuar që lidhja dhe dashuria e ndërsjellë e shqiptarëve të forcohet dhe miqësia e përhershme me aleatët të ruhet si pasuri e jona më e çmuar. Për lartësimin e vlerave shqiptare kudo në botë, z. Mark Gjonaj i dhurova medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people sitting, table, living room and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Theresa May u ka premtuar deputetëve një votim për përjashtimin…