Haradinaj: Ilaz Kodra, shembull i luftëtarit shqiptar

30 prill 2020 | 12:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Ilaz Kodra në 21-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Ilaz Kodra ishte shembull i luftëtarit shqiptar.

“Ilaz Kodra është shembulli i luftëtarit shqiptar, tek i cili gjen heshtjen e burrave të mëdhenj e të dijshëm, trimërinë e atyre që nuk i ka provuar askush, që nuk ka mundur t’i lëkund”.

“Krenar me veprën e komandantit Ilaz Kodra. Krenar me 29 bashkëluftëtarë e tij që ranë këtë ditë. Krenar me gjithë ata breza luftëtarësh që nderuan Drenicën, që nderuan Kosovën, që nderuan kombin. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e koronavirusit, si shumë njerëz, ka izoluar edhe futbollistët,…