Haradinaj: Institucionet tona përherë do ta nderojnë liderin e lëvizjes paqësore

02 dhjetor 2019 | 11:01

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot ish-presidentin Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të lindjes.

Ai ka bërë homazhe te shtatorja e tij para Kuvendit.

“Secili prej nesh, institucionet tona përherë do ta nderojnë liderin dhe ideatorin e  lëvizjes paqësore dhe presidentin historik të vendit, Dr. ibrahim Rugova. Përpjekjet e tij për liri, demokraci dhe dinjitet, janë bazament i shtetit të Kosovës, kurse kujtesa dhe respekti për të  është kthyer në traditë dhe besoj se e nderon Kosovën, na nderon të gjithë neve”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para 21 vjetësh u vranë pabesisht tre veprimtarë, tre luftëtarë…