Haradinaj: Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën

22 qershor 2018 | 16:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë të premten në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë, të cilat po bëhen nga kompania “Air Energy”.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka thënë se arsyeja e vizitës është për t’u njohur më për së afërmi me përparimet që kanë ndodhë në investimet në energjinë me erë.

“Investimi në energji alternative është punë e dobishme për Kosovën”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj, duke u shprehur i bindur se institucionet e Kosovës do të jenë partnere korrekte për investitorët.

Haradinaj duke falënderuar kompaninë “Air Energy”, e cila ka sjell një teknologji shumë të re dhe të avancuar dhe e cila ka zgjedh Kosovën për të investuar, tha se bëhet fjalë për një projekt të suksesshëm.

Përfaqësuesi nga Turqia i kompanisë “Air Energy”, Musfik Hamdi Yamanturk, ka thënë se kjo kompani ekziston që 61 vite dhe projekti këtu është ndër projektet e para jashtë Turqisë dhe një tjetër që është në Ukrainë. “Shpresojmë shumë edhe në investime të tjera të kësaj natyre”, është shprehur Yamanturk.

Ndërkaq Sait Vokshi bashkëinvestitor në këtë projekt, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë, duke shpresuar që edhe në shumë projekte të tjera do ta kenë përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, ka…