Haradinaj: Investitorët e huaj kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit

22 janar 2019 | 10:58

Kryeministri Ramush Haradinaj në vazhdën e takimeve për ta fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të mbështetur investimet e huaja në vend, sot ka pritur në takim Jonathan Mitchell dhe Naim Rrustemin, pjesë të Fox Marble, me të cilët ka biseduar për mundësinë e zgjerimit të investimeve në vend. 

“Fox Marble është storie e suksesit, duke e bërë Kosovën brend në tregun ndërkombëtar. Investitorët e huaj në Kosovë kanë partner të përhershëm Qeverinë e vendit”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij takimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë…