Haradinaj: Italia, njëra nga kontribuueset më të mëdha në Kosovë

12 dhjetor 2019 | 16:17

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e tij gjatë shërbimit dhe angazhimin në vendin tonë.

“Si dy vende, ne kemi shënuar suksese të përbashkëta që e kanë shtruar një bazë të mirë për të vazhduar partneritetin në të ardhmen. Italia është një nga kontribuuesit më të mëdhenj të paqes dhe sigurisë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe ka luajtur rol edhe në shumë procese të rëndësishme për vendin. Ambasadorit italian Piero Cristoforo Sardi, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve por edhe popullit tonë për këtë partneritet dhe i urova suksese në angazhimet e mëtutjeshme profesionale”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Belul Beqaj ka bërë me dije se Lidhja Demokratike…