Haradinaj ka një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese pas pezullimit të Ligjit për paga

13 dhjetor 2019 | 13:57

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese ta përshpejtojë marrjen e një vendimi për Ligjin për Paga.

“Me rëndësi është që edhe pse ka një vendim për pezullim të ligjit që Gjykata Kushtetuese ta përshpejtojë marrjen e një vendimi. Pra, koha e pezullimit nuk është obligative nëse vjen vendimi, pra në momentin që vjen vendimi, ta zëmë nëse Gjykata Kushtetuese e pranon si kushtetues ligjin atëherë menjëherë hyn në fuqi, pra është shumë më rëndësi që të shkurtohet koha e marrjes së vendimit sepse është një temë e ndjeshme. Unë e kuptoj edhe shqetësimin e të gjithëve që kanë paralajmëruar ose kanë filluar greva, por shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese pra në afatin më të shkurtër të mundshëm kohor do të merr vendim, sepse ky ligj besojmë është jo vetëm kushtetues po shumë i drejtë dhe është legjitim si ligj”, ka thënë Haradinaj për “Kosovapress”.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka dhënë pas homazheve që ka bërë tek shtatorja e heroit Mujë Krasniqi në Klinë në 21-përvjetorin e rënies së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do t’i kthehemi arsimit fuqishëm pasi që pa arsim as…