Haradinaj, kadetëve të rinj të FSK-së: Shërbeni me nder në ushtrinë e Kosovës

27 qershor 2019 | 11:45

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së.

Ai ka uruar të gjithë ata në emër të Qeverisë së Kosovë, duke i ftuar që ta kryejnë me nder detyrën e re.

“Ju ftoj të shërbeni me nder në ushtrinë e Kosovës, për popullin, paqen dhe rreshtin e ushtrive të paqes që do t’i takojmë, NATO-s së cilës i prinë ShBA”.

“Kosova si vend vjen nga sfidat dhe tragjedit ende është e sfiduar por nuk bën garë me të keqen. Garën e bëjmë me të mirën dhe synojmë t’i takojmë ushtrive të popujve të lirë, atyre që e garantojnë paqen. Duke forcuar paqen në Kosovë, të mund ta forcojmë edhe paqen në botë. E dimë nga vijmë dhe e dimë ku shkojmë. Urime!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 20 milionë vende pune në fabrika në mbarë…