Haradinaj kërkon që punëtorëve të Rezidencës së Ibrahim Rugovës t’u bëhen kontratat e rregullta

06 nëntor 2018 | 18:38

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e së martës së Qeverisë ka kërkuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, dhe ai i Financave Bedri Hamza që 12 punëtorëve të Rezidencës dhe memorialit “Ibrahim Rugova” t’u jepen kontrata të rregullta, meqë ata punojnë me kontrata mbi vepër.

“A është e mundur që ky staf nga kontratat e përkohshme të kalojnë në kontrata të përhershme”, ka thënë kryeministri.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se edhe nëse kalojnë në punëtorë me kontrata të rregullta shpenzimi i buxhetit është prapë i njëjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “B.S.B Aviation” ka hapur konkurs për pranimin e 2…