Haradinaj kërkon që seanca për demarkacionin të mbahet të enjten

20 shkurt 2018 | 16:38

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për procedimin në Kuvendin e Kosovës  të Projektligjit të ndryshuar për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror të Republikës së Kosovës me Malin e Zi.

Pas miratimit të këtij vendimi, kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për demarkacionin të mbahet të enjten.

“Kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për diskutimin dhe ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin. Propozojë që seanca e jashtëzakonshme të zhvillohet të enjten në orën 10.00”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranvera Hyseni është shpërblyer nga SHBA me çmimin ’24 Under…